Jan 26

Declarate Këshilli i Armanëve (vllehëve), i mbledhur sot më 02/12/2017 në Tiranë Shqipëri,

Catégorie : HabariEditeur @ 6:10 pm

Declarate

Këshilli i Armanëve(vllehëve), i mbledhur sot më 02/12/2017 në Tiranë Shqipëri, Pasi constatojmë se:

Europa, atdheu i diversitetit linguistivek dhe kultural, me rrënjë të kulturës greko-latine dhe kristiane, është në rrezik të humbasë identitetin;

Disa shtete ende përçojnë një politikë nacionaliste që godet dhe shpie ne rrezik të gjitha fitoret e arritura në këto 60 vjetët e fundit në Europë, duke injoruar qëllimisht normat dhe traktatet evropiane mbi diversitetin gjuhësor dhe kulturor;

Rumania, megjithëse u angazhua të respektojë ligjet europiane për ruajtjen e minoriteteve linguistike dhe regjionale, mori vendimin e gabuar që i llogarit Armanët si pjesë e kulturës dhe historisë së saj, duke mos respektuar kërkesën e tyre të jenë njohur si popull me gjuhë dhe kulturë te veçantë dhe i percolli kunder vulnetit te tyre ne « Departamentin e Rumuneve të Diasporës », veprim që solli protesta te vazhdueshme te Komunitetit të Armanëve;

Në FIROMakedonia, edhe pse armanët janë njohur zyrtarisht në Kushtetutë, gjendja e tyre është gjithmonë dhe me e rëndë pa ndihmë financiare nga ana e shtetit;

Në Shqipëri, për herë të parë, armanët janë llogaritur si pakicë me te drejta të plota në Ligjin e ri për minoritetet kombëtare;

Greqia, në vend që të njohë gjuhën dhë kulturën armane si pjesë të pasurisë dhë patrimonitetit të saj e anashkalon dhe e llogarit thjesht si nje vitrinë folklorike-rrugë e cila me siguri con drejt humbjes;

Bullgaria ndoqi të njëjtën politikë të injorimit të popullit arman si edhe fqinjët e saj; Deklaron si vijon :

Consillu Armânjloru / Council of Armâns–Decision for Reg. No.2325 on 17/07/2008 Tirana District Court President: Nicolas Caracota Tel. + Fax. 0033 147 30 25 92 / 0033 6858 73223 / e-mail: nicara@free.fr

Council of Armân

Armanët janë popull regjional (autokton) me rrënjë të thella në Juglindje të Europës në trevat e Maqedonise, Thesalisë dhe Epirit qe jeton prej mijra vjetësh në mirëkuptim të plotë më fqinjët e vet rajonalë të hershëm apo të lindur më vonë.

Për një Europë të përparuar në të ardhmen, Këshilli i Armanëve, shprehet se eshtë veçanërisht e rëndësishme të ruhet dhe zhvillohet diversiteti gjuhësor dhe kultural në kuadrin e bashkëjetesës në harmoni, mirëkuptim dhe respekt te njeri tjetrit.

« Këshilli i Armanëve » deklaroi tek te gjitha shtetet në të cilat banojnë Armanët, të gjejnë rrugët për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre si mënyrë e vetme që do të kontribuojë me mirë në zhvillimin e rajonit ku ata jetojnë.
« Këshilli i Armanëve » vëren me gëzim dhe respekt faktin e Shqipërisë Keveria e së cilës miratoi më 13 Shtator 2017 Ligjin Për Pakicat Kombëtare dhe shpreson se do të zbatohet në praktikë ashtu sic duhet.

« Këshilli i Armanëve » kërkon shtetit te Rumanisë të njohë popullin arman me identitetin e tyre te vecantë si mënyrë më të përshtatëshme që jep mundësi për bashkëjetesë, qetësi, paqe dhe bashkëpunim ndërballkanik.

« Këshilli i Armanëve » i kërkon shtetit të Greqisë të njohë gjuhën dhe kulturën e armanëve si pjesë e pandarë të pasurisë së tij kulturore patrimoniale kombëtare.

« Këshilli i Armanëve » i kërkon qeverisë së FIROMakedonia, të respektojë dhe të zbatojë në praktikë vendimin e Kushtetutës së shtetit e cila percakton të drejtar e armanëve dhe të gjejë rrugë për financime për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës së tyre.

« Këshilli i Armanëve » shpreh bindjen se Europa e bashkuar eshte e vetmja e ardhme për popujt regjionalë (autoktonë) dhe vetëm ajo mundet të sigurojë bashkëjetesë, paqe dhe mirëkuptim.

NIKOLAS CARACOTA

Presidenti
i Këshillit të Armanëve (Vllehëve)

Consillu Armânjloru / Council of Armâns–Decision for Reg. No.2325 on 17/07/2008 Tirana District Court President: Nicolas Caracota Tel. + Fax. 0033 147 30 25 92 / 0033 6858 73223 / e-mail: nicara@free.fr

 

Laisser une réponse