Jul 31

Aromânii, români de pretutindeni? Declaratia de protest a asociatiilor aromâne din Albania (22.05.2013)

Catégorie : Habari/NewsEditeur @ 4:41 pm

Declaratia de protest adresata de mai multe asociatii aromânesti din Albania ambasadorului României la Tirana si în copie presedintelui si primului ministru al Albaniei câteva zile dupa adoptarea contraversatului paragraf prin care aromânii deveneau “constitutional »  români de pretutindeni. Text în albaneza.

Tirane, me 22/05/2013

D E K L A R A T E

Drejtuar,

Ambasadës së Republikës së Rumanisë në Tiranë

Në dijeni të:

  1. Bujar NISHANI, President i Shqipërisë
  2. Sali BERISHA, Kryeministër i Shqipërisë

Znj. Jozefina TOPALLI, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Z.Aldo BUMCI, Ministër i Punëve të Jashtëme të Shqipërisë

Zoti Ambasador,

Na lejoni t’ju shprehim juve në cilësinë e ambasadorit të Rumanisë dhe nëpërmjet jush Presidentit Trajan BASESCU dhe Kryeministrit Victor PONTA, shqetësimin e madh që u krijua në mesin e antarëve të shoqatave të armanave të Shqipërisë, kur mësuan për vendimin e Parlamentit të Rumanise të dt.08/05/2013, për të ndryshuar nenin 1 të ligjit 299/2007, me anë të të cilit, nga ana e politikes zyrtare të Rumanisë, nuk do të njihen emërtimet tradicionale origjinale të vllehëve të Ballkanit si: armâni, armânji, aromâni, basarabeni, bucovineni, cuțovlahi, daco-români, fărșeroți, herțeni, istro-români, latini dunăreni, macedoromâni, macedo-români, maramureșeni, megleniți, megleno-români, moldoveni, moldovlahi, rrămâni, rumâni, valahi, vlahi,vlasi, volohi, macedo-armânji por zëvëndësohen me me emertimin “Rumunë të Diasporës”.

  1. Ne arëmënët (vllehët) e Shqipërisë, konsiderojmë krejt të shtrembëruar historikisht dhe të rrezikshm politikisht vendimin e fundit të Parlamentit Rumun, në dem jo vetëm të vllehëve por dhe të Shqipërise, Greqisë, FIROM, Bullgarisë dhe Sërbisë.
  2. Vendimi për krijimin e një minoriteti rumun të paqenë në vendet ballkanike dhe mos dhënia e statusit minoritar vllehëve të vetë Rumanisë, ekspozojnë negativisht pozitën e Rumanisë në Komunitetin Europian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
  3. Vendimi i Parlamentit Rumun 299/2007 bie ndesh edhe me me aktet normative të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës dhe konkretisht me nenin 2 të rekomandimit 1333/1997 “on the Aromanian Culture and language”. Në këtë mënyrë, deformimi i ligjit të sipërpërmëndur nuk është gjë tjetër vecse manipulim historik dhe ligjor në dëm të Popullit vllah-Arman por dhe të popujve të tjerë ballkanikë me të cilët ata kanë qenë në lidhje të perjetëshme.
  4. Vllehët e Shqipërisë janë pjesë e pandarë e Popullit Shqiptar. Kontributi i tyre për rilindjen kombëtare, luftërat clirimtare, gjuhën, kulturën, artin dhe ekonominë e shqipërisë, është vepër e ndritur e shkruar me gjak e me djersë. Marrëdhëniet e shtetit me minoritetet etnike dhe etnokulturore, janë vendosur mbi baza të respektit reciprok. Kjo situatë pozitive është shpresëdhënëse për perspektivën për zgjidhje të të gjithë problemeve brënda shtëpisë ne kuadrin e bashkëpunimit dhe monitorimit te Këshillit të Europës. Në këto kushte, ndërhyrje të tilla si ajo e ligjit 299/2007 të Parlamentit Rumun, janë jo vetem të tepërta por edhe të papranueshme për klimën europiane në të cilën po ambjentohen të gjitha vendet e Ballkanit.
  5. Vllehët e Shqipërise konsiderojnë vëllezër të gjithë vllehët e shteteve ballkanike. Kjo marrëdhënie ndikon vetëm për mirë në forcimin e miqsisë tradicionale midis shteteve dhe popujve tanë. Si partnere e vjetër e vendeve të rajonit, Rumania nuk mund të vetëpërjashtohet nga ky proces i barazisë dhe i besimit reciprok.

Shqata “Armãnji di Albanii”, Shoqata “Per kulturën Vllahe”, “Shoqata e të rinjve Vllehë të Shqipërisë”, Shoqata “Grabova”, Shoqata “Adunarea a Armanjillor di Arbinishii”, Shoqata “Mandra”

Laisser une réponse